Reprezentuesi i Kosovës shënon për fitoren e Lokomotivës 

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës shënon për fitoren e Lokomotivës 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:18
Reprezentuesi i Kosovës shënon për fitoren e Lokomotivës 

Futbollistët Lirim Kastrati, Jon Mersinaj, Myrto Uzunaj dhe Enis Çokaj, luajtën standardë për Lokomotivën nga Zagrebi, e cila triumfoi në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj Zapreshiçit, në ndeshjen e javës së 24-të të Kampionatit të Kroacisë.

Reprezentuesi i Kosovës, Kastrati shënon në minutën e 44-të, ndërsa Jakiq vulos fitoren në 0:2 në minutën e 69-të.

Shqiptarët treguan lojë shumë të mirë dhe me ekipin e tyre importuan pikë të plota në luftë për katër vendet e para.

Lokomotiva renditet në vend të katërt me 40 pikë apo ka 4 me pak se pozita e dytë që e mban Hajduku i Splitit, ndërsa Zapreshiç renditet i teti në klasifikim me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat