E thotë trajneri i Dortmund: 15-vjeçari Moukoko do të debutoj me ne

Futboll

E thotë trajneri i Dortmund: 15-vjeçari Moukoko do të debutoj me ne

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:18
Moukoko

Moukoko u ftua edhe nga Gjermania U-19 javën e kaluar, duke u rikthyer në skuadrën ndërkombëtare pasi debutoi për U-16 në moshën 12 vjeç.

I riu, i cili shënoi 15 gola vetëm në nëntor, shënoi 50 gola dhe siguroi nëntë asistime në 28 paraqitje ndërsa BVB përfundoi si nënkampion në Bundesliga U-17 sezonin e kaluar, dhe ka ruajtur formën e tij mahnitëse në nivelin U-19, transmeton lajmi.net.

Ai ka shënuar 31 herë në 18 takime në ligë dhe ka katër të tjera në shtatë ndeshje në UEFA Youth League – në turneun në të cilin ai është golashënuesi më i ri i ndonjëherë.

Përpara takimit të Bundesligës së Dortmundit me Freiburg të shtunën, Favre zbuloi se shpreson ta përfshijë Moukoko me ekipin e parë përpara fundit të sezonit.

“Ne kemi një plan me të, por nuk mund të them saktësisht kur ai do të jetë me ne”, tha Favre të enjten. “Ndoshta në mars, por ende duhet të presim për disa gjëra”.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat