E kërkon Marseille

Futboll

E kërkon Marseille

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:50
E kërkon Marseille

Marseille kërkon përforcime të rëndësishme për sezonin tjetër, sidomos për repartin e sulmit. 

Drejtori sportiv, Zubizarretta, po mendon të “rrëmbejë” nga rivalët e Rennes lojtarin më të mire në këtë sezon, M’baye Niang.

Sulmuesi 25-vjeçar me golat e tij, plot 14 deri tani, po udhëheq Rennes në një sezon fantastik dhe deri tani janë të tretët në garë për një vend në Champions League.

Kualifikimi në këtë event do ta vështirësonte shumë transferimin e Niang te Marseille, pasi klubi do të kishte të ardhura të mjaftueshme për të mos shitur më të mirët. Vlera e kartonit të sulmuesit ka arritur deri në 20 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat