Barcelona organizon ndeshje në nder të Ronaldinho – shumë legjenda në një fushë futbolli

Futboll

Barcelona organizon ndeshje në nder të Ronaldinho – shumë legjenda në një fushë futbolli

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 00:06
Ronaldinho

Përgatitjet për ndeshjen e legjendave, në nder të Ronaldinho, po vazhdojnë.

Barcelona po përgatitet për një ndeshje në nder të magjikut brazilian, Ronaldinho.

Ndeshja do të luhet të mërkurën e 19 gushtit, në stadiumin mitik, ‘Camp Nou’, bën të ditur ‘RAC1’.

Ronaldinho dhe ish shokët e skuadrës së tij do të luajnë kundër ish yjeve të futbollit botëror.

Disa nga emrat e mundshëm që do të paraqiten në fushën e blertë janë Pirlo, Henry, Carlos, Nedved, Saviola e Maldini.

Mbetet të shihet se cilët do të jenë emrat e tjerë që do të jenë pjesëmarrës në këtë ndeshje legjendash, në nder të brazilianit Ronaldinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat