Lakers fitojnë edhe pa LeBron, konsolidojnë pozitat në krye të renditjes

Futboll

Lakers fitojnë edhe pa LeBron, konsolidojnë pozitat në krye të renditjes

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 09:16
Lakers

 

Skuadra e Lakers konsolidon pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 116-86 ndaj Golden State. Edhe pse pa LeBron James, skuadra e Lakers ishte superiore në parket, duke e dominuar takimin.

Më i miri në parket ishte Davis me 23 pikë. Fiton edhe Oklahoma, që mundi 112-108 Sacramento, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Gallinari me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për Thunder, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Barnes për miqtë.

Në Lindje, skuadra e Indiana fitoi 106-100 ndaj Portland, takim ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Të pestë titullarët e Indiana realizuan mbi 10 pikë (Sabonis 20 pikë e 11 rebound më i miri), ndërsa 28 pikë e McCollum mbetën për statistikë. Pa probleme fiton Philadelphia, që mposhti 115-106 New York, me Harris që realizoi 34 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – New York, 115-106

Indiana – Portland, 106-100

Oklahoma – Sacramento, 112-108

Golden State – Lakers, 86-116

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat