Madridin e kaplon frika para ndeshjes me Barcelonën

Futboll

Madridin e kaplon frika para ndeshjes me Barcelonën

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Humbja 1:2 nga Manchester City në ‘Santiago Bernabeu’ në Ligën e Kampionëve ka bërë që në Madrid të përhapet frika.

Të dielën, skuadra e Zinedine Zidane do të takohet me Barcelonën, të cilët në Bernabeu kanë fituar tetë nga 11 ndeshjet e fundit, dhe kanë katër fitore radhazi në katër ndeshjet e fundit.

Sezonin e kaluar, Real Madrid për një periudhë një javore humbi shpresat në të gjitha garat, duke mbetur shumë larg nga kreu në La Liga, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve e po ashtu edhe nga Kupa e Mbretit.

Një sezon që u përcaktua në periudhë një javore.

E njëjta frikë sot po qëndron në Madrid. ‘Los Blancos’ tashmë janë eliminuar nga Kupa e Mbretit, në Ligën e Kampionëve nuk kanë rezultat aspak pozitiv nga ndeshja e parë me Manchester Cityn, dhe në ‘Etihad Stadium’ kanë nevojë për një paraqitje të jashtëzakonshme, për të përmbysur atë rezultat.

Frika bëhet edhe më e madhe kur një humbje eventuale nga Barcelona të dielën, do të bënte që 13 herë kampionët e Evropës të mbesin pesë pikë pas katalanëve, që në vazhdim nuk do të ishte e lehtë të rikuperoheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat