Bardhi: Nuk mendoj për gola, por Levante si të fitojë

Futboll

Bardhi: Nuk mendoj për gola, por Levante si të fitojë

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 14:20
Bardhi: Nuk mendoj për gola, por Levante si të fitojë

Pasi në nëntor të vitit të kaluar mposhtën Barcelonën me rezultat 3-1, Levante para pak ditësh triumfoi edhe ndaj Real Madridit me 1:0. Enis Bardhi ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë gjatë tërë sezonit. Mesfushori shqiptar nga Shkupi në intervistën për „ElDesmarque“ analizoi dy fitoret e mëdha dhe shanset për dalje në Europë.

“Të gjithë janë krenar me mua, me ekipin tim dhe janë të befasuar nga suksesi që kemi arritur ndaj skuadrave më të mira.

Unë gjithmonë iu them se jemi ekip i shkëlqyeshëm dhe të aftë të fitojmë cdo ekip. Sipas meje rivalët më të vështirë që kam luajtur janë Real madridi dhe Barcelona, por ka edhe ekipe të tjera në La Liga kundër të cilave nuk është lehtë të luash. Përveç se jemi ekip i shkëlqyeshëm, tek ne mbretëron edhe një harmoni e madhe në ekip.

Kemi trajner që reagon emocionalishtë në cdo ndeshje, ndërsa të gjitha emocionet dhe ndjenjat i transmeton te lojtarët”, deklaroi Bardhi, i cili nuk shënon shumë gola por është një nga lojtarët më të nevojshëm të Levantes në këtë sezon.

Levante është në vendin e dhjetë dhe shanset për Europë janë reale.

“Është e saktë se nuk shënojë shumë gola, megjithatë mendoj se jam në formë të mirë dhe kënaqem në lojë. Kur luaj nuk mendoj të shënoj gola, por të luaj sa më mirë që di dhe ekipi të fitojë. Për momentin nuk mendojmë për Europë. Ecim hap pas hapi. Nëse ia dalim do të ishte shumë mirë”, shtoi reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat