Coronavirusi: Milan anulon konferencën për medie

Futboll

Coronavirusi: Milan anulon konferencën për medie

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 16:19
Milan

Milan ka anuluar konferencën për medie.

Milan kanë deklaruar se konferenca e zakonshme për medie  para vikendit do të anulohet, si pasojë e rrethanave të komplikuara.

Coronavirusi ka detyruar Lombardinë që të mbyll dyert e stadiumeve, dhe Stefano Pioli nuk do të ftohet në konferencë për medie, para ndeshjes së nesërme.

“Në përputhje me masat e miratuara nga qeveria dhe rajoni i Lombardisë për emërgjencën e Coronavirusit, Milan njofton se nesër, e shtunë 29 shkurt, konferenca për shtyp me trajnerin Stefano Pioli nuk do të mbahet” thuhet në deklaratën e Milan.

Megjithatë, klubi ka zbuluar se ata do të sigurojnë një intervistë me trajnerin Pioli, për t’u transmetuar në Milan TV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat