Interi po planifikon ta shesë sulmuesin argjentinas, i cili është i huazuar në Paris Saint-Germain këtë sezon
E ardhmja e Mauro Icardit duket të jetë larg Interit. Sulmuesi argjentinas është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi në Paris Saint-Germain.
E gjatë verës që vjen, “Nerazzurri” po planifikojnë ta shesin përfundimisht ish-futbollistin e Sampdorias.
Kampioni francez thuhet se e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të lojtarit për 70 milionë euro.
Mirëpo, kohëve të fundit Icardi po kalon nëpër një krizë, gjë e cila i ka nxitur dyshimet nëse PSG-ja do ta blejë atë apo jo.
Për çdo rast, Juventusi është duke e përcjellë me kujdes situatën.
“Bianconeri” janë mjaft të interesuar për përfaqësuesin argjentinas.
Madje, Bardhezinjtë janë të gatshëm ta përfshijnë edhe Miralem Pjanicin në një marrëveshje eventuale me Zikaltrit.