Juventusi mendon për shitjen e Miralem Pjanic

Futboll

Juventusi mendon për shitjen e Miralem Pjanic

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 16:55
Miralem Pjanic

Miralem Pjanic mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori boshnjak është duke kaluar edicionin e tij të katërt me fanellën bardhezi.

Por sipas asaj që ka shkruar La Republica, drejtuesit e Juventusit kanë mbetur të zhgënjyer nga boshnjaku këtë edicion.

29-vjeçari ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në verën e vitit 2023 dhe Juventus po mendon ta nxjerr në shitje në verë.

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain mbeten skuadra më e interesuar për reprezentuesin e Bosnjës.

Në anën tjetër Juventus synon që nga shitja e yllit të mesfushës të fitojnë mbi 60 milionë euro.

Gjithsesi në garë për Pjanic mund të futet edhe Manchester United pasi edhe më parë janë interesuar për të.

Juventus synon që në vend të boshnjakut ta afroj yllin francez Houssem Aouar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat