Ja kur do të zhvillohet takimi Ferizaj – Llapi

Futboll

Ja kur do të zhvillohet takimi Ferizaj – Llapi

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 17:03
Takimi i paraparë të zhvillohet sot në mes të Ferizajt dhe Llapit, është anuluar për arsye të borës

Takimi i paraparë të zhvillohet sot në mes të Ferizajt dhe Llapit, është anuluar për arsye të borës së madhe që ka rënë së fundi në vend.

Tashmë, edhe ekipi i Ferizajt, pak minuta më parë ka dal me një njoftim ku tregon lidhur me zhvillimin e ndeshjes ndaj Llapit.

Të nderuar futbolldashës, ju njoftojmë se ndeshja ndaj Llapit e anuluar sot për shkas të motit të ligë, është vendosur të zhvillohet nesër nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit.

Ju ftojmë të gjithëve nesër në stadium, na mbështetje të djelmoshave tanë”, shkruan faqja zyrtare e Ferizajt.

Kujtojmë, ndeshje e vetme e luajtur sot ishte ajo në mes të Dritës dhe Drenicës, e cila përfundoi me rezultatin 4:1 për vendasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat