Messi më i frikshëm në “Santiago Bernabeu” ndaj Realit

Futboll

Messi më i frikshëm në “Santiago Bernabeu” ndaj Realit

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 17:32
Messi më i frikshëm në “Santiago Bernabeu”

Leo Messi do të jetë këtë të diel në “Santiago Bernabeu”, në “El Clasico”, shpresa e madhe e Barcelonës dhe kërcënimi i madh për Real Madridin.

Numri 10 “blaugrana” shkon në përballjen e fundjavës pasi shënoi katër gola në sfidën e fundit në La Liga, kundër Eibarit, në “Camp Nou”. Ai është, aktualisht, golashënuesi më i mirë i kampionatit me 18 gola, pesë më shumë se sulmuesi i “Los Blancos”, Karim Benzema.

Sidoqoftë, përtej shifrave të tij në sezonin aktual, ka në krahun e tij edhe precedentët përballë Realit, veçanërisht kur “El Clasico” zhvillohet në “Bernabeu”.

Messi është përballur me Real Madridin 42 herë në total dhe ka shënuar 26 gola. Një fakt optimist për Barçën dhe negativ për skuadrën e bardhë është se Leo është më produktiv në “El Clasicot” që zhvillohen në “Santiago Bernabéu”. Në fakt, në fushën e rivalëve të urryer ka shënuar 15 nga 26 golat në total (në “Camp Nou” 11).

Disa javë më parë, vetë Messi tregoi arsyet pse ishte më efikas në “Bernabéu”. “Kur luajmë në “Bernabéu”, kemi shumë më tepër hapësira. Ata sulmojnë më shumë në fushën e tyre, sepse e kanë detyrim. Janë pritës dhe njerëzit i shtyjnë përpara. Në “Camp Nou”, ndeshja bëhet më e mbyllur e si rezultat edhe më e vështirë për ne.”

Edhe pse është duke bërë shumë mirë, Messi nuk ka arritur të shënojë në dy vizitat e tij të fundit në “Bernabéu”, kështu që ka një motiv më shumë për të gjetur rrjetën në “El Clasicon” e kësaj të diele.

Goli i fundit më “Bernabeu” i 6 herë fituesit të Topit të Artë daton më 23 dhjetor 2017, në një ndeshje që korrespondonte me javën e 17-të të La Ligas 2017-18 (0-3), ku Leo u tregoi fanellën e Barçës tifozëve të Madridit.

Messi ka kontributin më të madh për ta shndërruar “Bernabeun” në “shtëpinë e dytë” të katalanëve. Që nga viti 2008, skuadra e Barçës ka fituar tetë herë në Chamartín në ndeshjet e kampionatit, katër të fundit, radhazi: 0-4 në sezonin 2015-16, 2-3 në 2016-17, 0-3 në 2017-18 dhe 0-1 në 2018-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat