Optimizëm te Ballkani, nuk ia kanë frikën Prishtinës

Futboll

Optimizëm te Ballkani, nuk ia kanë frikën Prishtinës

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 18:41
Visar Berisha

Nesër në ‘Fadil Vokrri’ nga ora 17:00 do të zhvillohet derbi i xhiros së 20-të në Ipko Superligë të Kosovës, në mes të Prishtinës dhe Ballkanit.

Para kësaj ndeshje, skuadra e Ballkanit ka mbajtur një konferencë për shtypë. Për këtë ndeshje kanë folur edhe super dyshja e Ballkanit, Blendi Baftiu e Arbër Hoxha.

Dyshja, do të luajë ndaj ish-skaudrës së tyre, nga ku u transferuan te Ballkani.

“Nuk është ndeshja e parë ndaj Prishtinës, është e rëndësishme por jo vendimtare pasi janë në pyetje edhe shumë pikë dhe nuk besoj që do të ketë presion dhe do t’i qasemi lojës me seriozitet maksimal ku shpresoj me dal me rezultat pozitiv nga kjo loje”, tha Baftiu.

Ndërsa Hoxha tha se nga ky takim dëshiron tre pikë.

“Kemi luajtur edhe në vjeshtë ndaj tyre, unë do jap 100 për qindëshin ndaj tyre dhe në fund dua tre pikë”, tha Hoxha.

E kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha tha se Ballkani është një skuadër e re në Superligë, por që ka synimet e veta.

“Prishtina është një ekip që lufton për trofe, kurse ne jemi ekip i ri në elitë, ku kemi synimet e tona për të dal në Evropë, unë besoj në cilësinë tonë që do të ia arrimë të ja dalim”, tha kapiteni Visar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat