Van Basten i prerë rreth dilemës nëse më i mirë është Messi apo Ronaldo

Futboll

Van Basten i prerë rreth dilemës nëse më i mirë është Messi apo Ronaldo

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 20:27
Marco Van Basten

Dilemat, debatet e komentet nëse më i mirë është Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo nuk kanë fund, ndërsa mendimin e tij së fundi e ka dhënë edhe legjenda e futbollit holandez e botërorm Marco Van Basten.

“Ata që mendojnë se Cristiano Ronaldo është më i mirë se Lionel Messi nuk e kuptojnë futbollin”, ka deklaruar ish-sulmuesi i Milanit.

Dy prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit kanë dominuar për më shumë se një dekadë.

Messi udhëheq 6-5 sa i përket “Topave të Artë”, pas triumfit të fundit.

Sidoqoftë, të ndara janë mendimet se cili është më i mirë, ndërsa këtij debati i është bashkuar edhe Van Basten.

“Ronaldo është lojtar i madh. Por, ata që thonë se ai është më i fortë se Messi nuk e kuptojnë futbollin. Messi është unik. I paimitueshëm, i papërsëritshëm. Sikur ai lind një në 50 vite. Si fëmijë, ai ra në vazon e gjenive të futbollit”, ka thurë elozhe Van Basten për argjentinasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat