Holandezi i Manchester United afër Interit

Futboll

Holandezi i Manchester United afër Interit

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 20:41
Tahith Chong

Tahith Chong dhe Inter-i janë shumë afër, por jo akoma gati për t’i thënë po njëri-tjetrit.  Mes klubit dhe lojtarit është arritur një marrëveshje në parim për një kontratë deri në 2025-ën me më pak se 2 milionë euro në sezon.

Pse nuk mund të konsiderohet i mbyllur operacioni?

Gazetari Fabrizio Romano ka zbulur për Calciomercato.com se: “Chong ka dhënë ok për t’u transferuar tek Inter-i, por ka bërë të ditur se nuk ka dëshirë të shkojë në Kinë tek Jiangsu Suning, siç është thënë në fillim”.

“Zikaltrit i kanë propozuar tani një huazim të mundshëm në Serinë A me shumë klube që janë të interesuar, nga Verona deri te Sassuolo, të gjitha në radhë për të marrë Chong në vitin e tij të parë në Itali”.

“Sulmuesi i krahut nuk ka vendosur akoma nëse do ta pranojë ose jo këtë zgjidhje, për këtë arsye klubet e tjerë jashtë italisë që e ndjekin nuk janë  dorëzuar akoma. Mungon vetëm ok i Chong, me pas Inter do të ketë mundësinë të marrë me kosto zero një 20-vjeçar nga United”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat