Legjenda e Barcelonës me deklaratë bombastike për Guardiolën

Futboll

Legjenda e Barcelonës me deklaratë bombastike për Guardiolën

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 23:16
Carles Puyol

Carles Puyol ka dhënë komentet e tij lidhur me Pep Guardiolan.

Guardiola është duke synuar triumfin në Ligën e Kampionëve, me skuadrën e Manchester City.

‘Citizens’ kanë mposhtur Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’, duke kryer kështu gjysmën e punës për kualifikimin tutje.
Lidhur me rrugëtimin e Guardiolas në LK ka folur edhe Carles Puyol, i cili ka shprehur besimin se ish trajneri i tij do ta fitojë përsëri kompeticionin më prestigjioz në futbollin evropian me klube.

“Mund të thuash menjëherë se Pep stërvitë skuadrën nga mënyra se si ai luan. Kjo është arsyeja pse jam i bindur se ai do ta fitojë atë titull përsëri (Ligën e Kampionëve)” ka thënë Puyol.

“Për mua, Pep është trajneri më i mirë që kam pasur, dhe më i miri nga të gjithë” ka shtuar ish kapiteni i Barcelonës.

Pep Guardiola ka mësuar tashmë se skuadra e tij aktuale nuk do të ketë të drejtë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve në dy sezonet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat