Arteta vuan eliminimin nga Liga e Evropës

Futboll

Arteta vuan eliminimin nga Liga e Evropës

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 23:22
Mikel Arteta

Një gol në minutat e fundit të pjesës shtesë dhe huqja e madhe e Aubameyangut në sekondat e fundit, e kanë eliminuar Arsenalin nga Liga e Evropës, mbase mundësia e vetme në këtë edicion për të ëndërruar Ligën e Kampionëve.

Kalimin tutje e kishte synuar edhe trajneri Mikel Arteta që pas ndeshjes ka thënë se i dhemb shumë humbja dhe mënjanimi nga gara evropiane.

'Kishim shumë shpresa për këtë garë. Ka qenë mundësi e mirë e jona për t’u kthyer në Evropë dhe një garë e bukur edhe për ta fituar. Por kjo humbje dhemb shumë”, ka thënë Arteta pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat