Ndizet El Clasico, Ter Stegen paralajmëron Real-in

Futboll

Ndizet El Clasico, Ter Stegen paralajmëron Real-in

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 09:21
Marc-Andre Ter Stegen

Rriten ethet për El Clasico-n mes Real Madrid dhe Barcelona-s, që do të zhv illohet të dielën në mbrëmje në Santiago Bernabeu. Në pritje të sfidës, siç ka bërë të ditur Mundo Deportivo, ka folur portieri i katalaasve Marc-Andre Ter Stegen.

"Fitorja e El Clasico-s do të ishte gjithçka për ne. Duam të fitojmë titullin dhe shpresojmë të ruajmë kreun e renditjes deri në fundin e kampionatit. Duam të jemi më të mirët", ka thënë gjermani.

"Ndeshja me Real-in është gjithmonë diçka e veçantë për të gjithë ne, presim me padurim të zbresim në fushë, është një ndjesi unike. Kemi privilegjin të mund ta luajmë një ndeshje kaq të rëndësishme pas pak ditësh: duam ta shijojmë dhe të marrin fitoren".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat