Zbulon rikthimin e bujshëm, Mourinho lumturon Anglinë

Futboll

Zbulon rikthimin e bujshëm, Mourinho lumturon Anglinë

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 10:00
Mourinho

Lajme të mira për Tottenham dhe rrjedhimisht për përfaqësuesen angleze. José Mourinho ka dhënë siguri në lidhje me kushtet fizike positive të Harry Kane, i dëmtuar në gju që nga fillimi i vitit, në ndeshjen kundër Southampton.

Ishte pikërisht trajneri portugez i “Spurs-ave” ai që ka zbuluar datën e rikthimit të bomberit anglez, duke lumturuar edhe trajnerin e kombëtares së Anglisë, Southgate.

 “Mund të përshpejtojë rikthimin. Shpresonim që të rikthehej për dy ndeshjet e fundit, por ai mund të zbresë në fushë që në ndeshjen e pestë nga fundi. Ndjesitë janë të gjitha positive. Rekuperimi i tij vijon në mënyrën më të mirë. Shpresojmë që të na ndihmojë në fazën finale. Është një profesionist i madh, një luftëtar që dëshiron të kthehet sa më parë”, deklaroi Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat