Spikasin Hoffenheim-Bayern dhe Lazio-Bologna

Futboll

Spikasin Hoffenheim-Bayern dhe Lazio-Bologna

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 10:16
Spikasin Hoffenheim-Bayern dhe Lazio-Bologna

Në Serinë A Napoli do të presë në takimin e mbrëmjes në stadiumin San Paolo ekipin e Torinos, ndërsa më herët në Friuli do të zhvillohet me dyer të mbyllura dueli Udinese- Fiorentina.

Takimi hapës i javës së 26 në Itali është Lazio-Bologna, në orën 15:00, ku bardhekaltërit kanë një rast të shkëlqyer për t’u ngjitur përkohësisht në krye të Serisë A, ndërkaq në orën 16:00 në Spanjë interes ngjall edhe ndeshja Valencia-Real Betis.

Kështu në orën 15:30 fillimisht do të luhet takimi Hoffenheim-Bayern, duel që tre javë më parë në Kupë prodhoi plot 7 gola gjithsej, ndërsa në orën 18:30 do të mbahet takimi Koln-Schalke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat