Kryendeshja në Prishtinë, Dallku kundër Munishit

Futboll

Kryendeshja në Prishtinë, Dallku kundër Munishit

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 10:20
Pamje nga një ndeshje

Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit nga Theranda zgjon kureshtjen e dashamirëve më të zjarrtë të futbollit në Kosovë. Ballafaqimi mes dy skuadrave që me ngulmë e synojnë titullin e kampionit dhe që pritet të jetë me rivalitet të madh e me lojë cilësore . Optimizëm i madh qoftë në taborin e Prishtinës e qoftë te Ballkani. Kryetrajneri i Prishtinës, Armend Dallku, e ka më së të qartë se do të ndeshen me një ekip shumë të mirë dhe kërkon tre pikë.

Ismet Munishi, kryetrajner i Ballkani, është i vetëdijshëm për fuqinë që ka Prishtina por beson e shpreson se do të kthehen ballëlart nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përballja do të luhet sot në orën 17.00 dhe pritet që të tubojë sa më shumë shikues, në njërën anë tifozët “Plisat” e Prishtinës dhe në anën tjetër “Xhebrailat” e Therandës.

Drita kryeson tabelën me 40 pikë, por ka një takim më shumë se Ballkani që është në vend të dytë me 40, Prishtina 37, Gjilani 35 pikë etj. Prishtina ka përparësinë e fushës por në kryendeshje asnjëherë nuk mund të parashikohet se cili do të triumfojë, kur kihet parasysh cilësitë që ka si njëra skuadër po ashtu edhe pala tjetër.  Secila kërkon trepikëshin e plotë që të luftojnë për titullin e kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat