Courtois: Përgatitjet për Messin sikur për një lojtar të Levantes

Futboll

Courtois: Përgatitjet për Messin sikur për një lojtar të Levantes

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 10:22
Lionel Messi

Portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois ka folur rreth ndeshjes ndaj Barcelonës dhe përgatitjet që janë bërë për ta ndalur yllin argjentinas, Lionel Messi.

“Lionel Messi? Për mua është njejtë sikur kur studiojmë një lojtar të Levantes apo Celta Vigos. Nuk ka ndonjë dallim” – është shprehur 27 vjeçari.

Barcelona ka dy pikë më shumë se Reali në kampionatin spanjoll. Takimi i parë mes dy rivalëve kishte përfunduar pa gola.

Kujtojmë që Real Madrid luan takimin ndaj Barcelonës të dielën me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat