Ibrahimovic mund të largohet nga Milani në fund të sezonit

Futboll

Ibrahimovic mund të largohet nga Milani në fund të sezonit

Më: 4 mars 2020 Në ora: 17:27
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Milan në fund të sezonit.

‘Calciomercato’ raporton se sulmuesi suedez mund të ndryshojë ambient pas përfundimit të këtij sezoni.

Agjenti i tij, Mino Raiola, do të përpiqet t’i sigurojë një lëvizje tjetër Ibras, shkaku i ndryshimeve të mëdha që po ndodhin te Milan.

Drejtori i Milanit, Zvonimir Boban tashmë është larguar nga klubi, me Paolo Maldinin dhe Federic Massara të vendosur të ndjekin rrugën e tij.

Ibrahimovic i është bashkuar Milanit në afatin kalimtar të janarit, dhe në shtatë paraqitje ka shënuar dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat