Futbollisti i njohur qëron hesapet me shikuesin në tribuna

Futboll

Futbollisti i njohur qëron hesapet me shikuesin në tribuna

Më: 5 mars 2020 Në ora: 10:24
Futbollisti i njohur qëron hesapet me shikuesin në tribuna

Mesfushori anglez i Tottenham Hotspur, Eric Dier është konfrontuar me një shikues në tribunat e stadiumit pasi fansi “e ofendoi” atë, në takimin që Spurs e humbën ndaj Norwich City në kuadër të Kupës FA.

Dier u ndal në fund nga ndihmësit por një episod i tillë është i paprecedentë në nivelin elitar të futbollit anglez.

Mourinho  e mbrojti lojtarin duke thënë “Eric bëri diçka që ne profesionistët nuk guxojmë ta bëjmë, por diçka që secili nga ne është në gjendje ta bëjë”.

Federata e futbollit të Anglisë dhe klubi kanë nisur hetimet ndërkohë pritet një dënim i ashpër për mesfushorin i cili ka 40 paraqitje për kombëtaren  e tre luanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat