Batatina: Jam i lindur dhe kështu do të vdes

Futboll

Batatina: Jam i lindur dhe kështu do të vdes

Nga: K. G. Më: 5 mars 2020 Në ora: 12:16
Batatina

Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, ka befasuar me një mesazh.

“Nëse dikush mendon apo paragjykon se Llapi dhe Batatina janë dorëzuar atëherë gabon shumë.

Nuk dorëzohem deri në sekondën e fundit sepse kështu jam i lindur dhe kështu do të vdes.
Llapi nuk e ka traditë dorëzimin andaj traditën do ta vazhdoj çdo herë.

Të dielën zhvillojmë ndeshjen ndaj Gjilanit andaj dua mbështetje që t'i tregojmë një Kosove dhe tërë Ballkanit se ku ndodhet foleja e futbollit dhe shikueshmëria më e madhe në vendin tonë.

Shikueshmërinë dhe numrin më të madh të tifozerisë e kanë dëshmuar me vite “Legjendat" nga të cilët dua organizim të nivelit të lartë.
Nuk dorëzohet asnjëherë foleja e Zahir Pajazitit dhe Fadil Vokrrit”, shkruan Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat