Shpërthen Lotito i Lazios!

Futboll

Shpërthen Lotito i Lazios!

Më: 5 mars 2020 Në ora: 14:32
Shpërthen Lotito i Lazios!

Jo të gjithë ishin dakord me dyert e mbyllura në stadium për tifozët për një 1 muaj në kampionatin italian të futbollit.

Sipas "La Gazzetta dello Sport", Claudio Lotito, presidenti i Lazios, gjatë Këshillit të Ligës, pasi u njoh me vendimin, ka bërtitur me të madhe duke kundërshtuar dhe duke pohuar në sallë se nuk ishte e drejtë të zgjidhej dhe vendosej kështu për të gjithë, duke qenë se ka rajone që nuk shfaqin këtë rrezik. Kjo i duhej lënë prefekturave të rajoneve të posaçme.

Por, për shtetin italian, në rast se nuk do të mbylleshin dyert e stadiumeve do të duhej të ndalonte futbolli për 1 muaj, një hipotezë që do të shkatërronte gjithçka.

Por, qeveria italiane e kuptoi dëmin që mbyllja e futbollit do të shkaktonte dhe vendosi për ndeshjet pa tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat