Man Utd ia tregon Romës çmimin e Smalling

Futboll

Man Utd ia tregon Romës çmimin e Smalling

Më: 6 mars 2020 Në ora: 14:18
Chris Smalling

Manchester United i ka treguar çmimin e Chris Smalling skuadrës së Romës.

Mbrojtësi anglez po kalon një sezon të mirë në Serie A te Roma, ku është huazuar nga skuadra angleze.

Në Angli raportohet se ‘Djajtë e Kuq’ i kanë bërë të ditur Romës se nuk do të heqin dorë nga Smalling, nëse nuk paguajnë shumën prej 30 milionë euro.

‘Giallorosët’ thuhet të jenë befasuar nga vlerësimi që Manchester United po i bën lojtarit, dhe do të shikojnë nëse një shumë e tillë duhet paguar për një lojtar që tashmë ka arritur moshën 30 vjeçare.

Smalling te Roma këtë edicion ka regjistruar 21 paraqitje, ku ka shënuar edhe dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat