Aksidenti tragjik, edhe vëllai i sulmuesit të Liverpoolit

Futboll

Aksidenti tragjik, edhe vëllai i sulmuesit të Liverpoolit

Më: 6 mars 2020 Në ora: 16:02
Aksidenti tragjik, edhe vëllai i sulmuesit të Liverpoolit

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 9 futbollistëve në Guine dhe 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në autobus po udhëtonin 28 persona; 22 lojtarë, 4 anëtarë të stafit dhe shoferi.

Autobusi i klubit të futbollit Etoile de Guine është përmbysur në dalje të qytetit të Mamou, teksa po udhëtonte drejt Kankanit, për të zhvilluar ndeshjen e parë të sezonit të ri. Në autobus po udhëtonin 28 persona; 22 lojtarë, 4 anëtarë të stafit dhe shoferi

Pas identifikimit të viktimave mësohet se njëri prej tyre është vëllai i yllit të Liverpoolit, Nabi Keita. Almani Keita ishte një prej lojtarëve të këtij ekipi dhe po udhëtonte bashkë me ta, teksa fati ka dashur që ai të jetë në listën e atyre që humbën jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat