Tërbohet Barça, ylli rrezikon gjobën dhe pezullimin

Futboll

Tërbohet Barça, ylli rrezikon gjobën dhe pezullimin

Më: 6 mars 2020 Në ora: 18:24
Barça

Pakënaqësi të tjera në shtëpinë e Barcelona-s. Pas zërave mbi Setien dhe humbjes së pësuar në El Clasico, ka ardhur një dëmtim i veçantë që mund të përkeqsojë situatën.

Junior Firpo, mbrojtësi i krahut i katalanasve, ka pësuar një dëmtim në dorë gjatë një gare me go-kart, një aktivitet që është i ndaluar nga klubi.

Nëse shkaku i dëmtimit, i raportuar nga Mundo Deportivo, do të konfirmohej, klubi katalanas mund të vendosë ta gjobisë dhe pezullojë Junior Firpo-n për shkeljen e rregullores së brendshme.

Në këtë rast, mbrojtësi i krahut mund të mungojë në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League kundër Napoli-t.

Një tjetër problem në shtëpinë e Barcelona-s, me atmosferën që mbetet e ndezur mes lojtarëve, stafit teknik dhe klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat