Kabashi: Në disa ndeshje Flamurtarit i ka munguar fati

Futboll

Kabashi: Në disa ndeshje Flamurtarit i ka munguar fati

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2020 Në ora: 18:39
Kabashi: Në disa ndeshje Flamurtarit i ka munguar fati

Flamurtari i Prishtinës mobilizohet që të fitojë sa më shumë pikë deri në fund të kampionatit. Kuqezinjtë zënë vendin e 9-të me 25 pikë pas 21 jave në Superligën  e Kosovës. Ata po përgatiten për sfidën e madhe që i pret të hënën (me 9 mars, në orën 13.00) kundër liderit të renditjes, Ballkani. Kuqezinjtë kanë përparësinë e fushës dhe besojnë e shpresojnë në rezultat të favorshëm. Futbollisti Veton Kabashi tha se pozita që është Flamurtari padyshim se iu jep presion.  

“Mendoj që është situatë që je vazhdimisht në presion, por do t’ ia dalim duke u bazuar në forcat tona”, tha Kabashi. Të hënën kundër liderit, Ballkanit, një sfidë e vështirë, a është komplet Flamurtari dhe a është faktori fushë një përparësi?

“Luajmë kundër një Ballkani që për momentin po kryeson tabelën, por neve na intereson loja jonë që të marrim maksimumin e pikëve, pasi që edhe jemi vendas”, thotë futbollisti.

Kabashi shprehet se është fakt që në disa ndeshje iu ka munguar fati sportiv: “Në disa ndeshje na ka munguar edhe fati por që pranvera është pjesa që çdo lojë e ka vështirësinë e vet për shkak të objektivave që kanë të gjitha klubet”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat