Publikohet kalendari për dy javët e ardhshme në Serie A

Futboll

Publikohet kalendari për dy javët e ardhshme në Serie A

Më: 6 mars 2020 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Mes rrëmujës dhe kaosit që ka shkaktuar Koronavirusi, në Itali do të vijojë të luhet futboll, por pa tifozë.

Liga italiane ka zyrtarizuar ditën e sotme kalendarin sa i përket javës së 27-të dhe të 28-të. Këtë fundjavë dihet që do të rikuperohen ndeshjen e javës së shkuar, ndërsa javën e ardhshme do të luhet java e 27-të. Kështu, mbrëmjen e të premtes me 13 mars, do të luhet Bologna-Juventus.

Milan do të luajë të dielën me 15 mars, në orën 12:30 ndaj Lecces, ndërsa Inter në orën 18:00 ndaj Sassuolo. Sa i përket javës së 28-të, gjithçka do të nisë me 20 mars, ku Lazio pret Fiorentinën.

Juventus luan ndaj Lecces mbrëmjen e 21 marsit, ndërsa Milani pret Romën në orën 18:00 në 22 mars. Interi luan në mbrëmje ndaj Parmës në të njëjtën datë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat