Merret vendimi përfundimtar për Serie A

Futboll

Merret vendimi përfundimtar për Serie A

Më: 8 mars 2020 Në ora: 13:18
Merret vendimi përfundimtar për Serie A

Serie A rrezikon të shtyhet sërish, për shkak të panikut që ka mbërthyer Italinë nga Koronavirus.

Në 12:30 ishte planifikuar të zhvillohej ndeshja mes Parmës dhe SPAL-it, por arbitri i ndeshjes i ka urdhëruar lojtarët të shkojnë në dhomat e zhveshjes, me ndeshjen që është shtyrë momentalisht.

Shkak për këtë është bërë ministri i sportit në Itali, Vinçenco Spadafira, i cili ka kërkuar që federata të vlerësojë shtyrjen e ndeshjeve në këtë moment delikat të vendit.

Në këto minuta është marrë vendimi përsa i përket ndeshjes Parma-Spal, e cila do të luhet sot duke filluar nga ora 13:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat