Guimaraes: Nëse nuk do të bëhesha futbollist, do të isha taksist! - Bota Sot
Guimaraes: Nëse nuk do të bëhesha futbollist, do të isha taksist!

Futboll

Guimaraes: Nëse nuk do të bëhesha futbollist, do të isha taksist!

Më: 8 mars 2020 Në ora: 14:14
Guimaraes: Nëse nuk do të bëhesha futbollist, do të isha taksist!

Brazili zbuloi listën e të grumbulluarve për dy sfidat e para të kualifikueseve të Botërorit 2022, që luhen në fund të muajit mars. Tek emrat e grumbulluar, ai që bie më së shumti në sy është padyshim talenti Bruno Guimaraes.

Ky i fundit grumbullohet për herë të parë në karrierën e tij nga Kombëtarja dhe kjo ftesë vjen pas paraqitjeve fantastike të bëra me Lyonin në Ligue 1. Mesfushori kaloi në Lyon për 20 milionë euro, që shkuan në arkat e Atletico Paranaenses.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ylli i ri i Brazilit ka zbuluar një detaj shumë të veçantë, ku përveçse ka treguar se çfarë pune do të bënte nëse nuk do të ishte futbollist, ka rrëfyer edhe arsyen e veçantë që mban në shpinë numrin 39.

“Nëse nuk do të bëhesha futbollist, do të isha taksist. Më saktë do të punoja në taksinë me numër 39. Kjo është edhe arsyeja që mbaj numrin 39.” (taksia që punon babai i Bruno Guimaraes ka numrin 39, kështu që mesfushori e mban atë numër edhe për nder të babait të tij).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat