Liverpool mund të shpallet kampion pa luajtur fare këtë javë

Futboll

Liverpool mund të shpallet kampion pa luajtur fare këtë javë

Më: 8 mars 2020 Në ora: 21:50
Liverpool

Tifozët e Liverpool festuan fitoren e Manchester United kundër Manchester Cityt, pasi triumfi i Djajve të Kuq e ka vendosur skuadrën e Jurgen Klopp në prag të fitimit të titullit të Premierligës.

Në fakt, Reds mund të jenë më pak se një javë larg nga fitimi i titullit të parë të Premierligës në 30 vjet dhe madje mund të kurorëzoheshin kampionë luajtur fare.

Golat nga Anthony Martial dhe Scott McTominay i dhanë Unitedit një fitore 2-0 në derbin e Manchesterit dhe kjo do të thotë që Liverpoolit i duhet vetëm të fitojë dy ndeshje të tjera për t’u kurorëzuar me titullin e 19 në histori, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë skuadra nga Merseyside mund të kurorëzohet kampione pa shkelmuar një top në javën tjetër, me Cityn që do të luajë dy herë para se Liverpool të kthehet në fushë.

City ka një ndeshje më pak për të luajtur mesin e javës kur ata e presin Arsenalin të mërkurën.

Kampionët aktual të Premierligës më pas luajnë të shtunën në’Etihad’ kur e presin Burnley.

Nëse i humbasin të dyja ndeshjet, automatikisht Liverpooli do ta fitojë titullin e Premierligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat