Izolohet futbolli evropian, edhe kjo ligë drejt vendimit të ndeshjeve pa tifozë

Futboll

Izolohet futbolli evropian, edhe kjo ligë drejt vendimit të ndeshjeve pa tifozë

Më: 9 mars 2020 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Futbolli elitar në shtetet më të mëdha të Evropës po shkon drejt izolimit.

Pas Serie A në Itali, Ligue 1 në Francë dhe disa ndeshjeve në Champions League dhe Europa League, edhe Bundesliga mund të luhet me dyer të mbyllura gjatë javëve në vazhdim.

Kreu i Federatës Gjermane të Futbollit, Christian Seifert ka deklaruar këtë të hënë se dëshira e të gjithëve është që ndeshjet e Bundesligas të luhen me tifozë, por koronavirusi tashmë ka mbrritur edhe në Gjermani dhe të gjitha gjasat që të merret vendimi për vazhdimin e kampionatit me ndeshje pa praninë e tifozëve.

“Të gjithë dëshirojmë vazhdimin e Bundesligës me stadiumet e mbushura si gjithmonë, por kjo është në pikëpyetje për momentin. Dëshirojmë të luajmë në prani të spektatorëve në ndeshjet e ardhshme, ama kjo nuk është një gjë shumë e mundshme. Se sa tifozë do të lejohen, gjithmonë nëse do të lejohen, mbetet për t’u vendosur nga autoritetet,” përfundoi Seifert.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat