Kosovë-Slloveni, ky është rezultati përfundimtar

Futboll

Kosovë-Slloveni, ky është rezultati përfundimtar

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2020 Në ora: 18:55
Kosovë-Slloveni, çfarë po ndodhë në 45 minutat e para?

Futbollistet e kombëtares së Kosovës u angazhuan maksimalisht por nuk ia dolën në përballje me Slloveninë. Vashat sllovene triumfuan me rezultat 3:0 kundër vashave tona, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Gjithsesi se në shprehje erdhi edhe përvoja e futbollisteve sllovene, të cilat importuan tri pikë domethënëse në luftë për vend të dytë.  

Në 45 minutat e para u shënuan dy gola. Futbollistja Pamela Begiç shënon në minutën e 14-të për epërsinë (0:1). Pas një krosimi në zonë nga ndërprerja, Begiç qëlloi cakun me lehtësi. Ndërsa Nina Predaniç thelloi epërsinë në 0:2 në minutën e 37-të. Në minutën e fundit, Ana Miloviç thellon fitoren në 0:3.  

Vashat e selektores së Kosovës, Afërdita Fazlija,  u angazhuan deri në pikën por e pamundur për një rezultat të favorshëm ndaj një rivales me përvojë.  Duhet theksuar se Kosova me sllovenet është takuar edhe vitin e kaluar pikërisht me 3 shtator, të cilat si mysafire patën humb me rezultat 5:0.

Sllovenia deri me tash ka zhvilluar gjashtë ndeshje në grupin A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, ka tri fitore e tri humbje, renditet në vend të 3-të me 9 pikë, ka 9 pikë me pak se liderja Holanda, kjo e fundit ka gjashtë fitore rresht. Kosova zë vendin e 4-të me 6 pikë apo ka pesë ndeshje të luajtura, ka dy fitore e tri humbje.

Kosova-Sllovenia         0:3

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shënues: Begiç (14’), Predaniç (37’), Miloviç (90+3).

Kartonat e verdhë: Ejupi, Kryeziu Agrezh.

Kosova: Leci, B. Shala, Halilaj (Biçkaj 65’), Syla, Hysenaj, F. Shala, Limani, Kryeziu (Ejupi 46’), Reçica, Memeti dhe Uka.

Sllovenia:  Shapek, Agrezh, Rozmariç, Koroshec (Makovec 76’), Erman,  Çonç, Prashnikar, Predaniç (Miloviç 78’), Kolbl, Erzhen dhe Begiç (Klopçiç (90+4’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat