Shtyhet derbi Man City – Arsenal, shkaku i koronavirusit

Futboll

Shtyhet derbi Man City – Arsenal, shkaku i koronavirusit

Më: 11 mars 2020 Në ora: 08:05
Man City – Arsenal

Premierliga ka vendosur që ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Arsenalit e paraparë të zhvillohet ditën e mërkurë (sot), ta shtyjë shkaku i frikës së koronavirusit.

Kjo ndeshje, është e fundit që shtyhet shkaku i përhapjes së madhe të koronavirusit.

Ky vendim u mor pasi u zbulua se stafi i Arsenalit kishte pasur kontakte me pronarin e Olympaicos, Evangelos Marinakis, i cili është diagnostikuar me koronavirus.

“Ndeshja e sotme në Premierligë mes Manchester Cityt dhe Arsenalit është shtyrë si mas paraprake pas njoftimit të martën se Evangelos Marinakis është prekur nga koronavirusi”, thuhet në deklaratën e Premierligë, përcjell lajmi.net.

13 ditë më parë, Olympiacos luajti në ‘Emirates Stadium’ kundër Arsenalit në Ligën e Evropës, dhe disa anëtarë të skuadrës nga Londra, kanë pasur kontaktke me Marinakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat