Është anuluar grumbullimi i kombëtares U19 të Kosovës, lidhur me ndeshjet miqësore me Shqipërinë.
“Vendimi është marrë nga Komiteti i Emergjencës i Federatës Shqiptare të Futbollit – FSHF, në mirëkuptim me Federatën e Futbollit të Kosovës, dhe ka ardhur në vijim të konsultimeve të FSHF-së me specialistët përkatës, si pasojë e situatës së fundit të krijuar në Shqipëri”, njofton FFK.
Grumbullimi ka qenë i parashikuar të bëhet në Shqipëri në datat 24-31 mars, ndërsa ndeshjet ishin parashikuar të luheshin në datat 29-31 mars.