Sërish flet serbi që luan për kombëtaren e Kosovës, sërish e hesht Serbinë!

Futboll

Sërish flet serbi që luan për kombëtaren e Kosovës, sërish e hesht Serbinë!

Nga: K. Goca Më: 11 mars 2020 Në ora: 15:27
Sërish flet serbi që luan për kombëtaren e Kosovës, sërish e hesht Serbinë!

Futbollisti serb që pranoi ftesën për të qenë pjesë e kombëtares së Kosovës, Ilija Iviq, tha se synimi i tij është që të luajë futboll dhe nuk është i interesuar fare që të merret me politikë. Sërish flet serbi që luan për kombëtaren e Kosovës U-19, sërish e hesht Serbinë!

 “Unë jam i lumtur sepse dikush vlerëson punën time të palodhshme dhe përkushtimin tim. Si mund të ndihet një lojtar futbolli kur ftohet nga një kombëtare”, ka thënë mes të tjera Iviqi për gazetën “Danas” të Beogradit.  

Vendimi i Iviqit për të luajtur për kombëtaren e Kosovës ka ngritur shumë pluhur në Serbi.  Iviq deklaron se ai ka filluar të stërvitet në futboll në moshën gjashtë vjeçe në klubin Graçanica.

Ai pastaj shkoi në Flamurtari dhe është qe tre vjet, ku siç thotë ai, është pritur mirë. "Ndihem sikur në shtëpinë time" thotë Iviq.

Ai ka raporte shumë të mira me trajnerin e ekipit të Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi. I pyetur se si kanë ndikuar shkrimet e disa mediave që çuan shumë pluhur që ai luan për Kosovës. Iviq tha se nuk është i interesuar për politikë. Synimi i tij është që të luajë futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat