Renova ballëlart, Shkëndija zhgënjen! Shkupi barazon, Struga humb

Futboll

Renova ballëlart, Shkëndija zhgënjen! Shkupi barazon, Struga humb

Nga: Kemajl Goca Më: 11 mars 2020 Në ora: 16:11
Bashkim Veliu

Renova nga Xhepçishti i Tetovës, importoi tri pikë të vlefshme dhe shton gjasat për katër vendet e para në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Futbollistët e skuadrës shqiptare dolën ballëlart, duke e mposhtur me 1:0 Akademia Pandev.

Në minutën e 40-të, Bashkim Veliu shënon për fitoren e madhe të Renovës, e cila renditet në vend të katërt me 31 pikë, ka tri më shumë se A. Pandev në pozitën e shtatë pas 23 jave të zhvilluara deri me tash.

Shkëndija nga Tetova, kampion në fuqi, sërish zhgënjeu! Pas humbjes në udhëtim me 4:2 nga Boreci, sot para shikuesve të vet dëshpëroi, duke humb me 0:1 nga Rabotniçki. Në minutën e 54-të, Toshevski shënon për fitoren e skuadrës mysafire. Shkëndija është në vend të tretë me 35 pikë, ka 11 me pak se lideri Vardari.   Vardari e mundi me rezultat të ngushtë 1:0 Struga Trim & Lum.  

Novak në minutën e 69-të shënon për fitoren e Vardarit.  Struga Trim Lum bie në fund të renditjes me 25 pikë.  Shkupi si vendas barazoi 1:1 me Sileksin e Kratovës.

Darboe shënon në minutën e 24-të për Shkupin dhe Ivanovski në atë tët 85-tën për Sileksin.  Shkupjanët zënë vendin e pestë me 29 pikë të mbledhura.

Liga e Maqedonisë së Veriut

Shkupi-Sileksi     1:1 (1:0)

A.Pandev-Renova         0:1 (0:1)

Vardari-Struga Trim & Lum  1:0 (0:0)

Shkëndija-Rabotniçki   0:1 (0:0)

Makedonija GP-Boreci 0:2 (0:2)

Tabela

1. Vardari   23     13     7       3       46

2. Sileksi    23     10     6       7       36

3. Shkëndija        23     10     5       8       35

4. Renova  23     9       4       10     31

5. Shkupi   23     7       8       8       29

6. Makedonija GP        23     7       8       8       29

7. Akademija Pandev   23     7       7       9       28

8. Rabotniçki       23     8       4       11     28

9. Boreci    23     7       6       10     27

10. Struga Trim & Lum          23     6       7       10     25

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat