Pirlo rikthehet te Juve

Futboll

Pirlo rikthehet te Juve

Më: 11 mars 2020 Në ora: 17:10
Pirlo rikthehet te Juve

Në tetor të 201-ës, Andrea Pirlo, një nga mesfushorët më të mëdhenj të futbollit botëror vendosi të “varë këpucët në gozhdë”, ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë patentat për të qenë trajner dhe ka punuar si opinionist në studio televizive.

Megjithatë këtë verë ish fantazisti pritet të nisë një eksperiencë të re, atë të trajnerit, pasi klubi i tij i fundit në kampionatin italian, Juventusi ka vendosur t’i besojë drejtimin e skuadrës U23, që aktualisht trajnohet nga Fabio Pecchia.

Akordi mes palëve është arritur tashmë dhe në muajin korrik në pankinë do të ulet pikërisht Pirlo, ndërsa paraprakisht mendohet se ai mund të punojë në stafin e Sarrit, deri në fund të këtij sezoni, për të marrë akoma më shumë eksperiencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat