Myrta: Vëllaznimi është në situatë shumë të keqe!

Futboll

Myrta: Vëllaznimi është në situatë shumë të keqe!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 mars 2020 Në ora: 18:18
Yll Myrta

Vëllaznimi nga Gjakova po kalon periudhën më të errtë në histori të ekzistimit, si për nga rezultatet po ashtu edhe për nga kushtet. Nuk ka qysh më keq për një klub me renome, që dikur ishte krenari e shqiptarëve, sot lufton me mish e më shpirt që të sigurojë ekzistencën në ligën e parë, mos të bie në kategorinë e tretë përkatësisht në Ligën e Dytë të Kosovës.

Pas 20 javëve të zhvilluara Vëllaznimi është në fund të renditjes (i 16-ti) me 17 pikë por me shpresë se në dhjetë javët e fundit do të arrijnë që të mbledhin pikë të mjaftueshme për të ikë nga zona e rrezikut.

Dy humbjet e fundit, me 4:1 në Prishtinë nga 2 Korriku dhe me 0:1 nga Besa e Pejë në Gjakovë, janë shqetësuese për klubin, kur merret parasysh se sfidën e radhës e luajnë në udhëtim ndaj Malishevës mjaft të papërshtatshme. Futbollisti i Vëllaznimit, Yll Myrta, tha se do të japin maksimumin që klubin ta shpëtojnë nga më e keqja, nga rënia prej Ligës së Parë të Kosovës. 

“Bota sot”:  Vëllaznimi vazhdon me situatën e vështirë, në fund të renditjes së klasifikimit, e pazakontë?
Yll Myrta:
 Është e vërtet që jemi në situatë shumë të keqe, më të keqen ndonjëherë edhe si klub. E kemi nisur shumë keq por me shpresën që do të kthehem te rezultatet.

“Bota sot”: A është lënë pas dore Vëllaznimi edhe nga Komuna dhe vet qyteti apo çfarë po ngjan?
Yll Myrta:
Vëllaznimi ka kohë që është në gjendje të keqe, janë disa persona që e kanë mbajtur klubin pa filluar garat, si Besnik Gojani, Astrit Lloqani, janë këta persona, kuptohet me neve lojtarët.

“Bota sot”: Edhe dhjetë ndeshje deri në fund edhe 30 pikë të mundshme, si i sheh shpresat që ekipi të ikë nga zona e fundit?
Yll Myrta:
Ka shumë ndeshje për t’u zhvillu, personalisht kam shpresë që kemi me ia dal pa marr parasysh shumë problemeve të shumta që kemi. 

“Bota sot”: Çfarë i duhet më shumë ekipit në këto momente?
Yll Myrta:
Mendoj që një fitore ka me kthyer vetëbesimin të lojtarët që paksa ka rënë. Mendoj se fitorja do t’i jap shumë motiv për të vazhduar tutje.

“Bota sot”: A ka optimizëm brenda ekipit?
Yll Myrta:
Ka optimizëm që kemi me arrit deri tek pikët që na duhen. 

“Bota sot”: Sfida e radhës me Malishevën, vetëm për fitore apo iu kënaq edhe një pikë?
Yll Myrta:
Çdo ndeshje për ne është si finale, çdo ndeshje do të hyjmë për pikë të plota. Nuk kemi çka me humb më.

“Bota sot”: Vëllaznimi e ka shumicën e lojtarëve të ri, a po ndikon edhe kjo në rezultate?
Yll Myrta:
Patjetër që po, kjo është e dukshme dhe presioni i madh në çdo ndeshje po ndikon që nuk po mundem mi tregu cilësitë e veta edhe pse ka shumë djem të ri e të talentuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat