Ronaldo merr vendimin ekstrem, nuk kthehet në Itali as për Champions-in

Futboll

Ronaldo merr vendimin ekstrem, nuk kthehet në Itali as për Champions-in

Më: 12 mars 2020 Në ora: 11:58
Ronaldo

Cristiano Ronaldo shokohet nga prekja e shokut të skuadrës, Rugani, prej “Coronavirus”. Ai nuk do të kthehet në Itali, por do të qëndrojë në Madeira, njofton "Tuttosport". Portugezi nuk ka ndërmend të kthehet as për Champions. Është një gjest i fortë, por shumë i vetëdijshëm, ai i pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Një mesazh për të gjithë botën, që e tejkalon futbollin. Sesa shumë e do CR7 topin, futbollin, Juventusin dhe Champions-in, kjo është shumë e qartë për të gjithë. Por, për momentin ka vetëm një “ndeshje” për të luajtur për kampionin portugez. Ajo nuk është ndeshja e së martës tjetër ndaj Lyon, në Champions. Sfida e vetme në mendimet e Cristiano Ronaldos është lufta kundër “Coronavirus”. 

Një betejë që, siç përsërisin virologët më të mëdhenj në botë, mund të fitohet vetëm në një mënyrë: duke qëndruar në shtëpi, duke shmangur kontaktin dhe gjithashtu duke ndaluar futbollin, për t'u siguruar që infeksionet të ngadalësohen dhe përfundimisht të mbarojnë.

Cristiano Ronaldo është sportisti më i famshëm në planet dhe ndjen një përgjegjësi edhe më të rëndësishme ndaj situatës. Po ashtu, karshi anëtarëve të familjes (partneres Georgina, fëmijëve të tij, gjithashtu nënës Dolores, e cila gjendet ende e shtruar në spitalin e Madeira, pas goditjes cerebrale të javës së kaluar), por edhe shokëve e familjeve të tyre, si dhe miliona njerëzve, që e shohin atë si një idhull. 

Nga një shembull planetar, që është, lojtari i Juventusit është mobilizuar kundër virusit, që tashmë ka shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve. Mesazhi i tij është i qartë: Të gjithë së bashku të bëjmë diçka për të shpëtuar jetë, duke vendosur shëndetin para gjithçkaje tjetër, përfshirë botën e pasur të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat