Pezullohen ndeshjet kualifikuese të U17, U19 dhe turnetë Elite Youth 

Futboll

Pezullohen ndeshjet kualifikuese të U17, U19 dhe turnetë Elite Youth 

Më: 12 mars 2020 Në ora: 18:20
Pezullohen ndeshjet kualifikuese të U17, U19 dhe turnetë Elite Youth 

UEFA ka vendosur t’i pezullojë të gjitha aktivitetet për Elite Youth dhe ndeshjet kualifikuese për U17 dhe U19 deri në një afat të pacaktuar pas situatës së krijuar në shumicën e vendeve evropiane nga përhapja e shpejtë e koronavirusit.

Ndërkohë, presidenti Agim Ademi, i cili është në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e UEFA-s, ka bërë të ditur se të martën në mesditë do të mbahet një video-konferencë e përbashkët e presidentit Aleksandër Çeferin me të gjithë presidentët e 55 federatave anëtare të UEFA-s, ku do të diskutohet për situatën e krijuar dhe do të merret vendimi lidhur me rrjedhën e mëtejshme të kampionateve dhe të gjitha kompeticioneve tjera për klube dhe kombëtare, duke përfshirë edhe Euro 2020 pas përhapjes së shpejtë të koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat