Mbyllet hoteli ku ishin akomoduar, dëbohen Eriksen, Young dhe Moses

Futboll

Mbyllet hoteli ku ishin akomoduar, dëbohen Eriksen, Young dhe Moses

Më: 13 mars 2020 Në ora: 19:53
Eriksen dhe Young

Në shtëpinë e Interit nuk është një moment i mirë, jo vetëm për humbjen që zikaltërit pësuan në Torino ndaj Juventusit, por edhe për faktin se mbrojtësi i bardhezinjëve Daniele Rugani rezultoi pozitiv me koronavirus dhe kjo detyroi futbollistët dhe të gjithë stafin e klubit zikaltër të qëndrojë në karantinë.

Asgjë për t’u dramatizuar nëse situata nuk do të ishte kaq e komplikuar për 3 futbollistë të Interit, pikërisht tre afrimet e muajit janar, Christian Eriksen, Victor Moses dhe Ashley Young.

Të tre lojtarët që nga mbërritja e tyre në Lombardi ishin akomoduar në Hotel Melia në Milano, por hoteli në fjalë është detyruar të mbyllet për shkak të emergjencës nga koronavirusi dhe në këtë mënyrë Eriksen, Moses dhe Young janë dëbuar, duke u detyruar të mbyllen me forcë në izolim.

Deri më tani, disa sportistë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke u detyruar të futen në karantinë, si ata, ashtu edhe shokët e tyre, madje edhe rivalët.

Timo Hubbers i Hannover ishte futbollisti i parë i konfirmuar me koronavirus, për t’u pasuar me dy lojtarë të tjerë, Daniele Rugani (Juventus) dhe Manolo Gabbiadini (Sampdoria).

Në orët e vona të ditës së enjte, Arsenal konfirmoi se me koronavirus është prekur edhe trajneri i tyre, Mikel Arteta, dhe pas mesnate, me koronavirus u konfirmuar edhe ylli i Chelseat, Callum Hudson-Odoi.

Basketboll – Në Evropë, i pari pozitiv ka dalë Trey Thompkins i Real Madridit, i cili ka shkaktuar tronditje të madhe edhe te pjesa e futbollit, të cilët po ashtu janë në karantinë. I rrallë ka qenë edhe rasti i basketbollistit të Utah Jazz, Rudy Gobert, që ka sjell pezullimin e NBA. Çiklizëm – Fernando Gaviria në rrjetet sociale ka njoftuar se ka marrë virusin, dhe se mbetet i izoluar në Abu Dhabi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat