Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Bundesligë

Futboll

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Bundesligë

Më: 13 mars 2020 Në ora: 22:06
Bundesligë

Ndodhi ajo që pritej, por që nuk dëshirohej. Lojtari i parë i konfirmuar pozitv në Gjermani është mbrojtësi Luca Kilian. Futbollisti i Paderbornit iu nënshtrua analizave dhe mori rezultatin që nuk donte.

Ekipi i Klaus Gjasulës qëndroi në karantinë dhe iu nënshtrua analizave, pasi ishte trajneri i tyre që ngriti i pari alarmin për simptomat e virusit. Ai duket se kishte të drejtë, pasi klubi doli me komunikim zyrtar duke konfrmuar rastin.

Drejtori sportiv, Martin Przondziano, konrmoi se klubi mbështet futbollistin e tyre. “Ne nuk kemi si prioritet shëndetin e futbollistëve dhe punonjësve tanë. Do të mundohemi të mbajmë nën kontroll sëmundjen”, – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat