Lojtarët kanë frikë prej Coronavirusit, federata i detyron të luajnë!

Futboll

Lojtarët kanë frikë prej Coronavirusit, federata i detyron të luajnë!

Më: 14 mars 2020 Në ora: 09:49
Lojtarët kanë frikë prej Coronavirusit, federata i detyron të luajnë!

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar ka ndodhur diçka vërtet absurde në Argjentinë. Në sfidën mes Gimnasia la Platas dhe Banfield, e vlefshme për Kupën e Superligës argjentinase, lojtarët e të dy ekipeve nuk kanë dashur të luajnë nga frika e Coronavirusit.

Diçka e tillë i është komunikuar federatës argjentinase, e cila ka reguar menjëherë dhe i ka kërkuar dy klubeve që të zbresin në fushë, në të kundërt do t’i hiqen pikë në renditjen e përgjithshme.

Dy ekipet janë në pozita të vështira, pasi luftojnë për mbijetesë, sidomos Gimnasia dhe gjendur në këtë situatë u detyruan të zbrisnin në fushë.

Ndeshja u zhvillua dhe u përfundua, me rezultatin që ishte i bardhë 0-0. Një rast vërtet absurd, pasi për momentin nuk mund të mendohet dhe të flitet për futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat