Barcelona i ofron pagë të majme Lautaro Martinezit vetëm që të kalojë në Camp Nou

Futboll

Barcelona i ofron pagë të majme Lautaro Martinezit vetëm që të kalojë në Camp Nou

Më: 14 mars 2020 Në ora: 14:12
Lautaro Martinez

Barcelona është duke e bërë të pamundurën që të transferojë Lautaro Martinezin nga Interi në këë verë.

Sipas asaj që raporton Daily Star, Balugranasit kanë bërë një hap përpara transferimit të sulmuesit argjentinas.

Mediumi anglez raporton se kampioni i La Liga-s po i ofron lojtarit një pagë vjetore rreth 16 milionë euro vetëm që të kalojë në Camp Nou.

Lautaro është në formë të lartë në këtë edicion te Nerazzurët, derisa ka një klauzolë 111 milion euro dhe italianët kanë bërë të ditur se nuk do ta lejojnë të largohet nën atë shumë.

Sulmuesi deri më tani në këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola, madje ka realizuar edhe ndaj katalunasëve në Ligën e Kampionëve.

Në garë për transferimin e tij janë edhe klube si, Real Madridi, Chelsea dhe Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat