Maradona është pjesë e grupit të rrezikuar

Futboll

Maradona është pjesë e grupit të rrezikuar

Më: 14 mars 2020 Në ora: 16:09
Maradonën, është pjesë e grupit të rrezikuar

Diego Armando Maradona e ka marrë me të vërtetë seriozisht çështjen e “Coronavirus”. Marrëdhënia e tij me Italinë ka qenë gjithmonë e ngushtë, ndaj “Pibe de Oro” ka përdorur Instagram-in për të dhënë një mesazh mbështetjeje për “trengjyrëshit”. 

Por, jo vetëm kaq. Legjenda argjentinase, gjithashtu, lëshoi një thirrje të përzemërt për bashkatdhetarët e tij, duke shpjeguar se respektimi i rekomandimeve të ekspertëve është hapi i parë për të shmangur përhapjen e virusit. Një Diego i përgjegjshëm, i cili mendon për shëndetin e tij dhe atyre që rrethojnë. Gjithsesi, nuk ishte e mjaftueshme që ai ta shmangte izolimin.

“AS” sqaron se trajneri i Gimnasia la Plata po qëndron i ndarë nga lojtarët e tij, në hotelin e klubit. Arsyet i shpjegon mjeku i skuadrës, Flavio Tunessi: “Me Maradonën po marrim masa parandaluese. Ai është izoluar në ndërtesë, mund të qëndrojë i vetëm në katin e parë, jo me lojtarët, pasi është pjesë e grupit të rrezikut”.

Duke marrë parasysh që Covid-19 është veçanërisht i rrezikshëm për njerëzit me patologji të mëparshme, apo me moshë afër të gjashtëdhjetave si Maradona, me disa probleme fizike, që shpesh e çuan në spital, masat paraprake nuk duken kaq të gabuara.

“Ne, mjekët e ekipeve të Superligës, iu kemi sugjeruar autoriteteve që t’i ndërpresin të dyja, ndeshjet dhe stërvitjen, - shpjegon Tunessi. - Si mjekë jemi përgjegjës për situatën. Para se të ndodhë ndonjë rast, ne e dimë se çfarë duhet të bëhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat