Muriqi me Fenerbahcen zhgënjyen kundër një ekipit me dy lojtarë me pak

Futboll

Muriqi me Fenerbahcen zhgënjyen kundër një ekipit me dy lojtarë me pak

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2020 Në ora: 19:57
Muriqi me Fenerbahcen zhgënjyen kundër një ekipit me dy lojtarë me pak

Fenerbahce zhgënjeu, pësoi humbje në udhëtim me rezultat 1:0 nga Konyaspor, në kuadër të javës së 26-të të elitës së futbollit turk. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit standard por nuk ia dolën ndaj vendasve. 

Në minutën e 41-të, Bajiq nga rreth 17-18 metra me një goditje të fortë shënon  gol të bukur në këndin e majtë të portierit Tekin. 
Skubiç në minutën e 67-të e Dsahiner në atë të 77-tën u ndëshkuan me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Edhe pse plot 13 minuta me dy lojtarë më shumë Fenerbahce nuk e gjeti golin e barazimit, në një stadium pa praninë e shikuesve.

Fenerbahce është në vend të shtatë me 40 pikë, ndërsa Konyaspor renditet në pozitën e 14-të me 26 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat